Nga Redin HAFIZI
Sot është 11 Shtator 2025 dhe pikërisht 24 vjet më parë një sulm terrorist arriti të ndryshonte disi jetën e qytetarëve të thjeshtë. Ndërkohë dy ditët e fundit terrori godet sërisht. Një individ i inkurajuar nga politikat e majta si “të butë me krimin” preu shumë shpejt ëndërrën e një vajze që kishte ardhur nga lufta në Ukrainë për të shijuar lirinë në USA. Ajo u vra barbarisht në publik dhe individët përreth nuk reaguan, pasi ishin të terrorizuar duke menduar se çfarë do të ishin konsekuencat në një kohë kur e majta radikale po politizon edhe ndjenjat e dëshirat e individëve.
Ndërkohë mediat e të majtës dhe radikalët e kuq në kongres e kudo nuk guxuan të thonë asnjë fjalë në mbrojtje të vajzës nga Ukraina duke dënuar aktin e tmerrshëm, kur kanë vite që ulërasin kudo për financime të luftës në Ukrainë. Atyre nuk u intereson liria e Irinës, por ata duan skllavërinë dhe nënshtrimin e një kombi të tërë për interesat globaliste. Ata nuk guxojnë të dënojnë kriminelin pasi ai ishte një instrument i fuqizuar nga politikat e radikalëve të kuq dhe praktikave nga e ashtuquajtura reformë në drejtësi që u ekzekutua nga George Soros me ndihmën e Obamës dhe Clinton. Pra kur një akt kriminal mbështetet nga ideologji dhe reforma politike, atëherë kemi të bëjmë me terror dhe terroristët kanë vetëm një surrat, atë të satanit.
Për vrasjen e tmerrshme të Irina Zarutska u shpreh edhe Charlie Kirk, një zë i fuqishëm për të rinjtë konservatorë në USA dhe më e rënësishmja një zë i fortë i së vërtetës përmes debatit, logjikës, fakteve dhe dashurisë për lirinë dhe ëndërrën Amerikane. Charli tha: “Nëse do të duam që gjërat të ndryshojnë, është 100% e nevojshme që të politizojmë vrasjen e tmerrshme të Irina Zarutskës, pasi ishte politika që lejoi një monstër me 14 rekorde kriminale duke e lënë të lirë nëpër rrugë për të vrarë atë”. Pra Charlie Kirk kërkoi që të mos lejohej asnjë vrasje të kalojë në heshtje dhe pa u analizuar shkaqet.
Indiferentizmi është aleati kryesor i terrorizmit. Ndërkohë është e provuar se dhuna gjeneron frikë dhe indiferentizëm, nga njëra anë, por edhe terren për shpëlarjen e trurit duke gjeneruar vrasës ku diku shfaqen me bomba, diku me thika, por shpesh edhe me automatik. Megjithatë nuk janë armët që vrasin dhe krijojnë terror, por janë njerëzit që kthehen në kamikazë të ideologjive të caktuara. Për këtë arsye dhe me të njëjtin skenar u ekzekutua edhe Charlie Kirk një hero i vërtetë që kurrë nuk u tërhoq së frymëzuari për të përqafuar ëndërrën Amerikane, pra lirinë dhe të drejtat e njeriut, kushtetutën dhe besimin në Zot.
Historikisht armiku më i betuar i ëndrrës Amerikane është terrorizmi i çdo lloj ngjyre, i kuq, jeshil apo lejla. Nuk kanë rëndësi fasadat ideologjike, por thelbi i terrorizmit është të shpërndajë panik dhe të vrasë lirinë dhe të drejtat e çdo qytetari. Mbrojtja e këtyre lirive dhe të drejtave në Amerikë është bërë që nga krijimi përmes kushtetutës së vendit, dokumenti që kurrë nuk ka ndryshuar, pasi ashtu siç është hartuar përfaqëson mburojën e ëndërrës Amerikane. Prandaj që të vazhdojmë luftën për lirinë dhe të drejtat duhet që kurrë të mos harrojmë 11 Shtatorin, Irinën apo Charlin. Duhet që gjithnjë të kujtojmë se gjarpëri është ende duke u zvarritur tinëzisht nën këmbët tona për të gjetur rastin të kafshojë me helm.