Malltezi: Çfarë kanë të përbashkët Fadil Nasufi dhe Niko Peleshi

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas zgjedhjes së Niko Peleshit në krye të Kuvendit.

Malltezi shkruan në një postim në Facebook se, drejtuesi i komisionin të zgjedhjes së tij e kryesoi deputeti socialist Fadil Nasufi, duke i lidhur të dy me të njëjtën aferë korruptive.

“Çfarë kanë të përbashkët Fadil Nasufi dhe Niko Peleshi?

Të dy i dhanë qindra mijëra euro Klodian Zotos për matësa uji dixhital inekzistentë! Por edhe kjo vjedhje është intelektuale për shërbëtorin e Edi Ramës”, shkruan Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Balliu me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit kusht për integrimin e Shqipërisë nëBE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit …