Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, akti i fundit ndaj një gazetari ishte një kërcënim me rrëmbim i cili nuk pati as reagim të menjëhershëm nga autoritetet, as mbulim nga mediat e mëdha të lidhura me qeverinë, tregon qartë shkallën e thellë të influencës kriminale mbi informimin publik.
Berisha tha se, përdorimi i shprehjes “të fus në bagazh” ka kuptimin e qartë të një kërcënimi për vrasje dhe zhdukje, duke marrë si shembull kërcënimin e bërë nga Mirel Reçi, kushëriri i parë i Lubi Ballukut.
“Kodi i Omerta është kodi i këtij regjimi. Dhe siç e shihni ju, ai akt shumë, shumë i rëndë, ai kërcënim me rrëmbim që i bëhej gazetarit jo që nuk pati reagim nga autoritetet të menjëhershëm për të, por dhe mediat e mëdha të qeverisë nuk e pasqyruan, tregon shkallën e thellë të kontrollit mafioz të mediave në Shqipëri.
Ai ishte një akt jashtëzakonisht i rëndë. Një kërcënim.
Të fus në bagazh do të thotë se, unë të vras dhe me bagazh të hedh diku.
Kaq e kishte mendjen kushëriri i parë i Lubi Ballukut, ai Mirel Reçi.
Sigurisht, por të jeni të sigurt që kjo është një politikë zyrtare. Qëllimi armiqësor ndaj mediave është politikë zyrtare, ndaj mediave që kërkojnë transparencë se të tjerave jo.
Të tjerat shpërblehen me llokma, motele, hotele, pallate e fusha sporti e me radhë. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.