Berisha: Thuhet se Erion Veliajn e kanë goditur, ka edhe tentativa të tjera me ushqimin…

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për gazetarët se, thuhet se Erion Veliajn e kanë goditur, për të mos thënë tentativa të tjera me ushqim e pa ushqim.

“Gjithçka është në shqyrtim, nuk ka asnjë lloj vendimi. Së pari u faktua se kush e burgosi Erion Veliajn, dhe për ç’qëllime e burgosi. Nuk kemi keqardhje se, Erion Veliaj e meriton 100 herë. Ato akuza dhe një mal tjetër shumë më i madh duhej të rëndonin mbi të.

Por nga tjetër, shkelmimi i të gjitha normave elementare të të drejtave të njeriut. E keni marrë vesh, se atje nuk mund ta takojë njeri atë. Nuk e takon njeri.

E keni marrë vesh, thuhet se e kanë goditur, për të mos thënë tentativa të tjera, me ushqim e pa ushqim, gjëra, se kur nuk ka asnjë lloj transparence, dhe tani bënte të paditurin ky.

Ky që i organizon të gjitha, thoshte bëjnë këtë dhe këtë.
Pra, kjo është”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …