Ndahet nga jeta mjeshtri i këngës, Rrik Buneci

Lamtumirë, mjeshtër!
Sot u nda nga jeta një emër i madh i komunitetit tironas, një personalitet i artit dhe i kulturës. Një njeri që këndoi për Tironën me shpirt e me gjithë zemër.

Tirona sot humbi një nga bijtë e saj më të mirë, që punoi pa u lodhur për ta pasuruar kulturën e qytetit dhe për të ruajtur traditat tona.

Ne, tironasit, do ta kujtojmë gjithmonë me mall e nostalgji. Sepse në këngët e tij nuk kishte vetëm tekst e nota, por një himn të gjallë për këtë qytet dhe për këtë tokë.

Lamtumirë, Rik Buneci! Tirona do të të mbajë mend gjithmonë.

About Krye Redaktor

Check Also

Nobelistët për ekonominë 2026: mësime themelore për ekonominë e mbarë botës

Nga Bujar Leskaj Çmimi “Nobel” i Ekonomisë për vitin 2026 iu është dhënë ekonomistëve Robert …