Opinioni i Venecias për mandatet në Gjykatën Kushtetuese asgjesues për rrëmbyesit e mandateve të saj!

Nga Petrit VASILI

Lojës së pistë të rrëmbyesve të mandateve të Gjykatës Kushtetuese i ka dalë boja dhe bashkë me të edhe gjithë lojës me rrotacionin e mandateve.

Pa pasur nevojë për të dëgjuar dënglat e këtyre pazarxhinjve mediokër Komisioni i Venecias ka folur kaq qartë dhe ka treguar rrugën se si duhet të ecet për çështjen e mandateve në Kushtetuese.

JA ÇFARË THOTË VENECIA:

Në Opinionin No. 978/2020 CDL-AD(2020)010 “On the appointment of judges to the Constitutional Court” states in its paragraph 107 as follows:

“️Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është shumë kompleks dhe, në planin afatgjatë, do të rekomandonte thjeshtimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e renditjes.

Kuotat e tre organeve emëruese mund të ruhen duke ia caktuar automatikisht rinovimin e një mandati të njëjtit autoritet që kishte emëruar gjyqtarin në largim”.

“Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare.

Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet sekuenca.

Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë”. (paragrafi 107).

E KA LEXUAR SADUSHI DHE BEGA?

Sigurisht që po, sepse opinioni i Venecias ka qenë zyrtar dhe shterrues.

PSE BËJNË SIKUR HARROJNË KËTA DHE KËRKOJNË INTERPRETIME?

Bëjnë sikur harrojnë sepse interesi i tyre për të kapur me çdo kusht Gjykatën Kushtetuese është skizofrenik dhe në funksion të halleve dhe objektivave respektive.

Në të kundërt, Opinioni i Venecias, i cili është shterrues, do t’i bënte që ata, që nëse ishin të pastër në veprimet e tyre, as të mos e imagjinonin dhe jo më ta ndërmerrnin një lojë të tillë.

Këta kanë kurajon e çmendur që të dalin edhe mbi Venecian dhe me disa juristë deficente të guxojnë të bëjnë edhe interpretime të Kushtetutës sipas qejfit dhe hallit që i udhëheq.

PËRFUNDIME:

Situata faktike pas ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2016 e bënë absolutisht të pamundur respektimin e rregullit të rotacionit. Kjo u shkaktua nga bllokimi i qëllimshëm i KED nga rilindja që solli vonesa të mëdha në zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj, të cilët sipas Kushtetutës u zgjodhën për një mandat të plotë në dhe pas vitit 2019, mandat i cili mbaron pas 9 vitesh, në vitin 2028 dhe më pas.

Në situatën aktuale është jetike të aplikohet parimi kushtetues, që është soliditeti i mandateve, kohëzgjatja e mandatit të plotë dhe ndalimi i kufizimit të tij sepse përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese është qartësisht një situatë tërësisht e tejkaluar.

Nëse rrotacioni ishte i nevojshëm menjëherë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë për të siguruar funksionimin e saj, tashmë një gjë e tillë është arritur plotësisht dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë rrezik, që të bllokohet kurrë në funksionimin e saj.

Po t’i referohemi fakteve, të gjithë gjyqtarët kushtetues zgjidhen në kohë të ndryshme dhe, rrjedhimisht, po në kohë të ndryshme mbarojnë afatet e mandateve të tyre. Rrjedhimisht, kërkesa e nenit 125, pika 6, e Kushtetutës është tashmë e ezauruar plotësisht.

Pazaret që realizohen përmes fake interpretimeve janë qartazi lojëra mafioze të dala boje.
Venecia ka folur shumë qartë duke treguar që s’ka vend për interpretime, por nëse duan të shkojnë në Kuvend dhe të ndryshojnë Kushtetutën.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …