Vjosa OSMANI
Sot, në përvjetorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, përulemi me respekt para kujtimit të një ushtaraku që jetën dhe dijen e tij ia kushtoi Kosovës dhe lirisë së saj.
Koloneli ishte ndër ata burra që, në ditët më të vështira, nuk u tërhoqën para përgjegjësisë historike. Ai punoi për ndërtimin e strukturave ushtarake që do ta mbronin popullin dhe idealin e lirisë.
U vra në një kohë kur Kosova kishte më shumë se kurrë nevojë për njerëz të përkushtuar ndaj saj. Por vrasja nuk e vrau idealin për të cilin ai jetoi. Kosova e lirë dhe shteti i saj janë dëshmia më e fuqishme se sakrifica e tij nuk ishte e kotë.
Sot, kujtimi për Ahmet Krasniqin është edhe një thirrje për drejtësi. Një shtet që respekton të rënët e vet nuk pajtohet kurrë me heshtjen për vrasjet e tyre. E vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë, ndaj familjes së tij dhe ndaj brezave që do të vijnë.
Lavdi e përjetshme kolonel Ahmet Krasniqit.
Gazeta RD