Komiteti i Stabilizim Asociimit Shqipëri–BE, PD denoncon korrupsionin dhe mbrojtjen e tij politike në Kuvend

Sot, në Tiranë, zhvillohet takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këtë Komitet do të mbajnë qëndrime të forta lidhur me çështjet e krimit dhe korrupsionit, si dhe me mbrojtjen politike institucionale që mazhoranca u siguron këtyre fenomeneve, bëjnë të ditur burime nga selia e PD-së.

Gjithashtu, gjatë takimeve me europarlamentarët do të diskutohen edhe çështje të tjera që evidentohen si problematike në raportet ndërkombëtare, si liria e medias, të drejtat themelore të njeriut, ekonomia dhe çështjet e turizmit, si edhe roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit evropian.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këtë Komitet janë: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Bardh Spahia, Ivi Kaso dhe Igli Cara.

Sesioni i parë i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian zhvillohet në Tiranë, ndërsa të martën europarlamentarët do të udhëtojnë drejt Zvërnecit për të parë nga afër zonat e mbrojtura.

Kjo vizitë në Zvërnec vjen pas ndërgjegjësimit të komunitetit ndërkombëtar nga protestat e qytetarëve kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura dhe jo vetëm.

Shfuqizimi i ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, tashmë i dorëzuar si iniciativë në Kuvend nga Partia Demokratike, është kërkesë kryesore e Bashkimit Evropian për procesin e integrimit.

About Redaksia

Check Also

Kaso: Shqipërisë i duhet një Reformë Territoriale që u shërben qytetarëve jo një hartë zgjedhjesh për mazhorancën

Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian deputeti i PD, Ivi …