E dëgjuat sot kryeministrin?

Nga Dorian TELITI

E dëgjuat sot kryeministrin?

‘Dua akoma më shumë kulla’, tha në Tiranë.

E para, Tiranës nuk i duhen kulla, po i duhen shkolla, kopshte, çerdhe. I duhen rrugicat, ambientet e përbashkëta, lulishtet.

E dyta, a njeh dikush prej yush, ndonjë çift që ka pagë normale këtu në Tiranë, pagë mesatare, që ka mundësinë të blejë një apartament, një dhomë e kuzhinë, te këto kullat e ndërtuara apo që do të ndërtohen në të ardhmen? Jo.

Dhe e treta, 50 milionë euro janë arkëtuar aktualisht deri më sot nga Bashkia e Tiranës nga ky 3-përqindëshi i taksës së strehimit social.

Por as edhe një godinë e vetme nuk është ndërtuar gjatë këtyre viteve për të strehuar pikërisht familjet në nevojë dhe çiftet e reja. Pra, propaganda është propagandë.

Realiteti i sotëm është që në Tiranë ëndrrat tona bien përtokë dhe ajo që ngrihet janë vetëm kullat dhe deklaratat e mazhorancës qeverisëse.

Ndaj njerëz, qytetarë, miq, reflektoni dhe reagoni!

About Redaksia

Check Also

Skandal në Konsullatën shqiptare në Selanik!

Në rrjetet sociale po merr përmasa reagimi i shqiptarëve të Selanikut ndaj veprimtarisë së organizuar …