Skandal në Konsullatën shqiptare në Selanik!

Në rrjetet sociale po merr përmasa reagimi i shqiptarëve të Selanikut ndaj veprimtarisë së organizuar më 20 nëntor nga Konsullata Shqiptare, me rastin e Ditës së Alfabetit.

Ajo që duhej të ishte një festë e gjuhës, e kulturës dhe e bashkimit kombëtar, është kthyer në një akt përjashtimi dhe mungese respekti ndaj komunitetit shqiptar të atij qyteti.

Reagimi ngre disa pikëpyetje serioze:

  1. Përfaqësimi i shqiptarëve.

Në një qytet ku jetojnë mijëra shqiptarë dhe ku shumë prej tyre kanë dhënë kontribute të vyera në jetën shoqërore, kulturore dhe kombëtare, si mund të organizohet një veprimtari e tillë me një pjesëmarrje kaq të kufizuar e selektive, pa përfshirë njerëzit që kanë kontribuar ndër vite, veprimtarë, mësues, shkrimtarë, piktorë ?!

  1. Përjashtimi i shkollave shqipe.

Në Selanik dhe rrethinat e tij funksionojnë kurse të gjuhës shqipe. Si është e mundur që mësuesit, sidomos me të vjetrit, dhe nxënësit, ata që çdo ditë punojnë për mbijetesën e gjuhës shqipe në Diasporë, të mos jenë pjesë e festës së Alfabetit?

  1. Kush dhe mbi çfarë kriteresh përzgjidhet personi për të folur për Ditën e Alfabetit ?

Me çfarë merite apo kontributi?

Një ngjarje kaq e rëndësishme kombëtare nuk mund të trajtohet si aktivitet privat i një përfaqësuesi diplomatik dhe as si skenë për preferenca personale.

Dita e Alfabetit nuk është pronë e Konsullatës, as edhe e Konsullit.

Shqiptarët e Selanikut meritojnë respekt dhe përfaqësim dinjitoz. Institucionet tona diplomatike duhet të bashkojnë, jo të përçajnë, të vlerësojnë, jo të përjashtojnë.

About Redaksia

Check Also

E dëgjuat sot kryeministrin?

Nga Dorian TELITI E dëgjuat sot kryeministrin? ‘Dua akoma më shumë kulla’, tha në Tiranë. …