Bardhi: Mos përfshini hartën e re territoriale në kalendar! S’ka konsensusin e opozitës, tallje me shqiptarët!

Zbardhen debatet në konferencën e kryetarëve e mbledhur sot paradite në kryesinë e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që harta e re territoriale të mos përfshihet në kalendarin e punimeve të kuvendit por të vijojë procesi i konsultimit public.

Gazment Bardhi: Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë.

Së pari, nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme.

Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër.

About Redaksia

Check Also

Protesta në SHBA kundër Ramës/ Berisha: Falënderoj diasporën guximtare që i tha se je personi më i urryer

-Zoti Rama si duket u bë xheloz me takimin tuaj… Sali Berisha: E patë, e …