Veliajn e shkarkojnë edhe nga posti i kryetarit të Shoqatës së Bashkive

Kur e “lëshon” i pari, e “lëshojnë” dhe të tjerët të gjithë me radhë. Kjo është situata që po ndodh me Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej 10 Shkurtit.

Para se të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj është shkarkuar edhe nga posti i kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vend.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të kësaj shoqate, ku shumica e kryebashkiakëve socialistë ka votuar pro shkarkimit të Erion Veliajt dhe emërimit të kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në postin e drejtueses së Shoqatës së Bashkive.

Ndërkohë, ditën e martë, më 23 shtator, Erion Veliajt pritet të shkarkohet edhe nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës me vendim të Këshillit Bashkiak.

Socialistët kanë iniciuar shkarkimin e Veliajt pas urdhrit të dhënë nga Edi Rama, i cili ka shpallur zgjedhje të reja për Tiranën dhe ka caktuar Ogerta Manastirliun si kandidate.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …