PD mban një minutë heshtje për ish-deputetin Abdi Baleta, PS refuzon

Deputeti i PD, Besart Xhaferri, në fjalën e tij në Kuvend, kërkoi që të mbahej një minutë heshtje për nder të ish-deputetit të ndjerë Abdi Baleta, i cili u nda nga jetë gjashtë ditë më parë, por u ndalua nga Niko Peleshi që i kujtoi se ishin mbledhur për çështje tjetër në rend dite.

Deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke mbajtur një minutë heshtje, kurse grupi i mazhorancës e refuzoi, duke mos u ngritur.

“Duket se sa vlerë ka jeta për juve. As për deputetin Azem Hajdari nuk mbajtët një minutë heshtje”, tha Xhaferri.

Pas minutës së heshtjes ndërhyri kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, i cili u mundua të justifikohej se, “kjo nuk ishte kërkuar sipas rregullores për një minutë heshtje ndaj ish-deputetit Baleta”.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …