Adriana KALAJA
Në fakt, është e njëjta shpurë që dje në rresht votuan pro shkarkimit të tutorit të tyre të dikurshëm, sot me tutor dhe urdhër të Gjithëthëpushtetshmit, pas hekurave në burgun e Durrësit, ku me gjasë, do qëndrojë gjatë.
Besoj të gjithë e mbani mend sesi në kulmin e vapës dhe të protestave para Bashkisë, më 7 gusht 2024, bastardi që nuk njeh norma e moral, më solli në derë të shtëpisë 40 forca të IMT, Policisë Bashkiake dhe atyre të Rendit.
Sesi përfundoi historia me këta banditë që guxuan të shkelnin në pragun e shtëpisë time dhe nuk i lejova të futeshin brenda, Ju e dini të gjithë, por unë sot po Ju jap një lajm shumë të mirë.
I dyti në fakt pas atij të shkarkimit të djeshëm.
Gjykatë Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, sapo pranoi padinë time lidhur me shfuqizimin tërësisht të aktit të paligjshëm të vendimit për shembjen e tendës, konsideruar pa leje nga banditi ish Kryebashkiak dhe shërbëtorët e tij me uniformë.
Ky vendim, vjen në vazhdën e vendimit të pushimit të procedimit penal në ngarkimin tim, për veprën penale “ndërtim pa leje”, kallëzuar nga IMT, nga Prokuroria i Tiranës.
Me këtë rast, doja të shprehja mirënjohjen dhe vlerësimin tim maksimal, për vendimin e prokurores fillimisht por edhe të gjyqtarit të çështjes administrative, që me integritet moral e profesional, u ngritën në lartësinë e detyrës.
Ndërkohë, shkarkimi i djeshëm i banditit Veliaj prej atyre që në fakt me 11 shkurt, rrethuan SPAK E GJKKO dhe kryen veprime të dhunshme, më solli ndërmënd veprimet ligjore të Policisë së Rendit, të cilët zbatuan detyrën, e nuk pranuan të shkallmonin derën, siç kërkonte e urdhëronte banditi Veliaj.
Mbase prandaj dhe u larguan pas ardhjes së Prodës së krimit, në krye të Policisë së Pushtetit tashmë.
Prandaj në jetë gjithmonë kam ecur duke ndjekur të drejtën, zbatuar ligjin dhe besuar në të vërtetën.
E kështu do vijoj deri në fund.
T’i çojë dikush haber bastardit, atje në qelinë e burgut e t’i thotë së të zuri brenda Tenda e Kalasë e se do paguash për çdo lot që kanë derdhur fëmijët, të rritur e pleq, vetëm se ai donte t’i grabiste pronën e paratë.
Mbi të gjitha për gjakun e Ardit Gjoklajt.
PS: Nuk di si do e japë në lajme Carloja që nuk i ndahet emri në rrokje (edhe mbiemri), se nxitoi vjet në shtator kur tha se Gjykata ka rrëzuar Kalanë (vetëm me vendimin e masës së sigurimit të padisë);)