Këlliçi thirret në SPAK për paditë që ka bërë ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.

Mësohet se Këlliçi është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Anëtari i Kryesisë së PD ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.

Në gjyqin për ish-drejtorët e bashkisë janë disa dëshmitarë mes të cilëve Arbjan Mazniku, Dritan Kadiu, Gazment Haxhia etj.

About Redaksia

Check Also

“Partizani”/ Malltezi: Prokuroria s’guxon të thërrasë Ramën! Dy dëshmitarët rrëzuan pretendimet e prokurorisë

Në SPAK u zhvillua sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku dëshmoi ish-zëvendëskryeministri dhe …