Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu.
Në konferencën për gazetarët, Berisha u shoreh se, Rama thotë, nuk e shkarkova unë,noterizova vendimin, por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese.
“Unë jam këtu për tu thënë të vërtetën shqiptarëve për ato që ndodhin. Ju përmendët një mbledhje të Këshillit të Ministriave.
A e dini ju se çfarë po bëhet. Unë kam denoncuar arrestimin e Gjushit me qëllimin e vetëm, për ta futur në qeli me Erion Veliajn.
Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira.
Ky është misioni i Gjushit, që është një urith. E kuptoni vetë ju.
Tani vijmë tek mbledhja? Cili është varianti. Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë.
Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv.
Por si hipokrit dhe të mos përdor më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se, unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese. A e kuptoni ju tani këtë. A mund të ja thoni ju mediave tani këtë.
Ai pikërisht ka përhapur në media fjalën se, unë vetëm po noterizoj, por gjen këshilltarë të çdo lloj ngjyre që mund të thonë çdo gjë, siç ju thotë ai. Ju i patë këshilltarët e bashkisë. E kam dëgjuar këto ditë ti quajnë skllevër. Jo more, e fyeni skllavin, po të krahasosh këshilltarin bashkiak të PS-së me skllavin. Nuk kishte shpërfytyrim njerëzor më të madh.
Mos harroni një gjë. Skllavi është me status, kurse këta shpërbëjnë karakterin e tyre, shpërfytyrojnë veten e tyre dhe mbajnë ato fjalë që turpërojnë çdo qenie njerëzore, çdo komb, çdo forcë politike, çdo shoqëri.
Tani Edi Rama mendon se, meqenëse Gjushi nuk pati efektin e duhur.
Noterizova thotë. Unë e dija se, ajo që kishte ardhur tek ju, kishte ardhur edhe tek unë. Pra, ai e shkarkoi dhe don tani që ti japë, ta çojë te harami. Atë e ka peng ai. Kanë rrëmbyer së bashku pronat e shtetit shqiptar, dhe të shpallin zgjedhjet dhe ai të mos shkojë dot në Gjykatën Kushtetuese.
Çfarë do thotë kjo? Kjo do të thotë shkelmim i Kushtetutës, i ligjeve dhe parimeve të shtetit. Për mua nuk ka asgjë të re. Ky është një narkoshtet.
Kam kaq vite që deklaroj se në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin. Por kjo është një histori turpi, turpi.
Kur një njeri sillet si kryetar i një organizate kriminale për të cilin nuk ka kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka ligj për qeverisjen vendore, por ka vetëm vullnete të liga.
Ja pra, urdhëro.
Nuk duhet kurrë që degët apo gjethen të na pengojnë me pa trungun. Trungu është këto që po them unë. Ky tani bën çdo gjë që atë të mos e lejojë të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Çdo epitet mund ti vesh këtij. Vetëm shtet nuk ekziston.
Ky vetë nuk pyet për vendimet e Gjykatës. A nuk është ky që djeg Kushtetutën për Oltën. Po. Nuk e pyet, e ka shndërruar në një leckë Gjykatën Kushtetuese. Por këto janë gjërat më të rënda për një vend.
Sigurisht unë nuk them se, nuk është i rëndësishëm, gara e këto, por gjë më të rënda se këto nuk mund të ketë. Ai e merr tjetrin, voton absolutisht në shkelje të ligjit.
Do thoni po ju? Jo është ndryshe, ne kemi kërkuar largimin e tij, kemi protestuar 46 jave, kemi kërkuar largimin e tij nga bashkia. Ne do votonim në mesnatë, në mesditë kundër tij.
Por këto që u hodhën mbi kangjellat e Skapit dhe të gjykatës dhe që ligjëronin aty apoteoza për lalë Vjedhësin, tani duan ti zhdukin çdo lloj hapësire ligjore dhe kushtetuese.
U bëj thirrje. Një thirrje kam unë për avoketërit e tij, kur ne sulmonim nuk duhet të heshtnin, se nuk mbronin më Erionin që nuk duhet ta mbronit në atë kohë, por i dilni zot parimeve kushtetuese, i dilni zot kartës Europiane të Autonomisë Lokale.
I dilni zot asaj që quhet siguri ligjor pa të cilën nuk ekziston shtet ligjor. Ja pra çfarë ndodh. Sigurisht të gjitha e kanë shpjegimin në Auruba.
Se një njeri, një njeri që sposton qeverinë dhe vetë do saktësohet. Unë e kam akuzuar, edhe ky shkrimi nuk e hedh poshtë, përkundrazi po ta lexoni me vëmendje më shumë e aludon se ka marrë pjesë dhe vetë, por vetë kuptohet aty duke redaktuar, fshi e fshi, emri i parë që do të fshihej është emri i kryeministrit. Por kjo nuk mund të mbyllet më.
Sot do fillojmë, nuk janë në garë atletike me orë dhe sekonda”, u shpreh Berisha.
