Takimi në Aruba/ Berisha: Jam këtu për t’i thënë Edi Ramës, jep dorëheqjen!

Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkon Ramës të japë dorëjeqjen pasi nuk mund të jetë kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës.

“Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s. Kryeministri i një vendi që aspiron për anëtarësimin në BE, zhvillon takimi apo dërgon delegacion qeveritar për takime dhe dealer me kartelet më të rrezikshme të drogës, bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, se ato janë shpallur tashmë organizata terroriste, dhe ju ofron malin e Tiranës.

Ju kujtohet kur tha se, ajo është e Sali Berishës, mali i Tiranës, a ju kujtohet. Vazhduat mediat e shpifjes. Ja që doli, se i kujt është mali i Tiranës. Besoj se e mësuat, apo Syri i Tiranës, se nuk merret vesh, por besoj që ato janë.

Ndaj dhe, jam këtu për t’i thënë Edi Ramës jep dorëheqjen!

Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …