Aurela Gaçe mbështet protestat/ Ky vend do të shpëtojë. Kam qenë çdo ditë në protestë

Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar albumin e saj të ri me 10 këngë, të titulluar “Ky vend do të shpëtojë”. Përmes këtij projekti, ajo shpreh dashurinë për vendlindjen, Vlorën, dhe shqetësimin për të ardhmen e vendit. E ftuar sonte në ”Live me Luizin”, Gaçe u shpreh se albumi është një formë tjetër revolte, ndërsa theksoi se mbështet të drejtën e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri.

“Kjo është një formë tjetër revolte, kam zgjedhur që përmes vargjeve të shpreh atë që ndiej për këtë vend. Nuk mund të themi se ky vend nuk do të bëhet, ky vend do të bëhet. Para shumë kohësh në Facebook kam shkruar disa vargje dhe e kam titulluar “Letër Vlorës sime”. Pati reagime dhe më ngacmoi për ta kthyer në këngë.

Nuk ka patriotizëm, i tillë është të duash vendin tënd. Ndjeja se kishte ardhur momenti t’i jepja më shumë zonës ku jam rritur, për të mos i ngelur borxh Vlorës sime bëra këto 10 këngë. Sa herë kthehem në Vlorë më kujtohen gjyshërit dhe fëmijëria. Më kujtohen edhe xhirot në Lungomare, se edhe na ngacmonin ndonjëherë o Luiz (qesh). Gjithnjë pyes veten përse ikin këta njerëz nga vendi. Edhe unë kam ikur, edhe motra e vëllai, mua më ktheu dashuria.

Vajzat e mia i këshilloj të mos reshtin së kërkuari çfarë meritojnë dhe të mos kenë frikë. Edhe ne kemi frikë ndonjëherë. Kam qenë e pranishme në protestë që në fillim, vetëm se kam një gjë që nuk bëj foto. Unë protestoj për çdo gjë që më shikon syri. Kam ndjesitë e mia për tu shprehur.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën/ “Ato që di Agasi për ty i dinë edhe të tjerë, s’ke parë gjë akoma”

Kryetari i PD, Berisha paralajmëroi Ramën gjatë një interviste në televizionin A2CNN se ato që …