Kronika rendit ngjarjet e rëndësishme pas ikjes së Ditmarit!

Nga Agron GJEKMARKAJ

Qekur Ditmari filloi punë si lektor e bahçevan për të rrumbullakosur rrogen në Harvard të Amerikes së larget ketu ndodhen një sërë gjerash.

Nikua me molleza pak të skuqura u bë bimbash i Kuvendit.

Unë vetë falë vullnetit të Doktorit u bëra zevendes Nikoqir!

Bledion Nallbati që dikur motit i rehatonte shikimet mbi auren  e hajthme  të Mamices është murretyer, është bërë meit !

Nuk permbahet!

Një hije si vrugu mbi rrush i ka rënë mbi fytyre.

Do ta zboj tha jezitin,  nga aty që i plaçin syte i plaçin , mocion mocion renkoi!

Qetesohu vella i thamë, Mamica rri me Rubion tani dhe e keshillon  qe edhe ai të lexojë  “Kurbanin” e të lartonet kulturalisht, nuk na e ka më ngënë neve të provinces! Vanë ato kohera të ëmbla mjaltë!

Komisionin per zgjedhjen e Nikos e kryesonte vetë Dilua.

Ai për atë dite kishte zgjedhur kostumin e mirë të teritalit dhe ndihej i vlerësuar. I perqendruar tek misioni nuk shihte rob në sy.

Tezja qau me krusma per ikjen e Ditmarit, me ndjeshmerinë dhe butesinë që e karakterizon, rrekeja nuk pat të ndalur.

Nuk i kishte lot gezimi se  u bë vezire per arsim ngaqe ajo e di se çe pret po brëngë e mall per shokun e betejave e te bisedave sekrete.

Para se ti hypte balones ai la ca lek per çilimiqerit e shokeve të mazhorances që mos tu thahej goja për një akullore se helbete janë robetuar per kete popull e nuk kanë asnjë kacille ne xhep!

Secili prej tyre ngjan me Luigj Gurakuqin në idealizmë se mos e kanë mendjen per tendera e gjëra kesodore!

Ditmari per rruges mori dhjetë fjalimet historike të Tonit per ti konspektuar që ti kishte hazer per studentet e atjeshem. Retorikë e lartë, po e po, stili stil e emfaza emfazë!

Premtoi që si literaturë shtesë do u rekomandojë atyre vepren e Pirro Dëngut, botimet e Fortbes Mumjellarit dhe kumtesat e Sypetrit Malajt qe kjo Botë virane të veje mbroth!

Per çeshtje financash se po shkojnë perdreq e Jankitë  po trazohen  natyrisht mund të ftojë Ibrahimnë  bashkë me merhumnë e Cerrikut per të shartuar dardhe  me ftua e shegë me portokall.

Dileme e pat nese i mbet hatri Aniles se ajo di të  imitojë blegerimat  e mbase i hyn në punë!

Edhe Gonxhja mendoi është si antibiotik kunder injorances me kulturen e gjërë dhe artikulimin e thelle ndaj po e pashe pisk do e ftoj tu ndrijë udhën amanetëqarve  të Harvardit i regetiu mendimii cili  ju pre ne mes nga një turbolencë!

Qeveria e re e Babos e kryesuar nga Bela kaloi pa debat e diskutime se helbete per ti mbrojtur nderin “Dielles” iken qerratenjet nga sytë këmbet! Babua fsheh një sakelldi.

Bela dukej e gezuar por e permbajtur! Shikonte me qashtersi Gaz Bardhin e lutej fale Zot se nuk di çfarë bën ai lanet!

Kronika ka vënë kujen per Etilden. Toni në minuten e fundit i zuri vendin i pahajri.

Dert i madh, kthejme kohen ç’te shohesh ca zdeper  e trukokallë të panjohur në vend të saj pa pikë melankolie!

Po Mimi di Puccini ku do jetë duke psheretirë, mbi cilen urë e ka ndalur hapin? Pandi thonë që ështe parë nga urë e Qabesë! Nuk degjoi keshillat e Bores i ngrati!

Klosi me Damon mbenë perseri me gisht në gojë duke ferkuar durimin.

Tao ka vënë rishtaz një gushë bubulake dhe ka marrë pamjen e njeriut të menduar me një barrë mend evlati! I është rikthyer qetesia qafirit! Deputetet e rinj e shohin si Atë dhe ai i darovit si evleter më bëma e ekperiencë jetë!

Ulsia duket si një intelektual i pavarur i cili mejton per këtë politikë jallane tek sheh se si Fate labi do ti kafshojë komisionin!

Ndersa Ogi duket si një sorakalle   e perhumbur mes rropullive të fushates që e pret!

Në Kryesinë Kuvendit slengu i fshatrave të Korçes ndihet neper korridore si gjuhe perendie, ardhi, urovi , shkovi, gezovi, qevi, ndihet kudo!

Ikja e Kostaqit ngjante me shembjen e idhujve! E deboi Nikua themeluesin e PS , Kostaq harvardistin e vertete po e mori Mamica dhe po e mban si djalë deshiri plot kos me mjaltë, petulla e luleshtrylle avenyve të New Jork-ut!

Nejse diten qe mblodhi plaçkat një re e zeze kishte rëne mbi siluetat e administrates! Kostaqi shkonte ti pajtonte e ngushellonte por qante edhe vete nga pak teksa  kori i grave mallkonte “Nikoqir të rëntë pika pa Kostaqnë e zezë është dita”! Kostaqi ne të dalë nxorri gjuhen një pash, pellemben mbi  hundë dhe iku u bë erë! Tani koke e tij si djall shfaqet pas kaçurrelave të Mamices ne OKB!

Nderkohe Ervin Saliani si klerik i lartë i virtytit ku gjen njerez duke u zënë i pajton, ku sheh ndonje portë të mbyllur e hap, ku ka plage ve doren si melhem i uruari!

About Redaksia

Check Also

Gjithçka është e bëshme dhe asgjë nuk është e dënueshme

Nga Elona CASLLI Slogani që mund të përputhej deri në përsosmëri me qeverisjen rilindase është: …