Deputeti i PD, Arjan Ndoja, gjatë fjalës në konstituimin e Komisionit të Ligjeve, tha se, mazhoranca socialiste ka miratuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit në mënyrë të paligjshme.
Ndoja theksoi se, Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, na ka ardhur direkt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, direkt pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit’.
“Kam nja 2 sygjerime me mbarëvatjen e punës në këtë komision pasi është një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Kuvendi është organi më i rëndësishëm në këtë vend. Si rregull, neni 7 parashikon kontrollin dhe balancimin e pushteteve. Problemi i vetëm është se meqënëse ne kemi funksion shumë të rëndësishëm, po të vendosnim rregulla dhe bashkëpunimi në këtë komision, do i shërbente dhe për mbarëvajtjen e punimeve edhe në seancë, që të mos ngelej vetëm në debate politike.
Po ta shikojmë, Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, na ka ardhur direkt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, direkt pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit.
Në nenin 11 të tij thotë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, merr në shqyrtim për propozime për ndryshimin e rregullores. Edhe në seancën e parë që s’ma dha fjalën edhe pse e shikonte, edhe në seancën e dytë dhe të tretë kam kërkuar pasjen përpara të dokumenteve përkatëse mbi të cilën funksionon Kuvendi.
Kjo nuk ka kaluar në Këshillin për Rregulloren e Mandatave, pasi nuk ka qënë konstituuar këshilli, u ndryshua rregullorja direkt pasi u ndryshua Kryetari i Kuvendit. Ka ndodhur kjo shkelje dhe grupi jonë parlamentar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar por problemi është se ka ndodhur.
Është në nderin tonë që si komision për çështjet ligjore që kur diskutohet për çështjet ligjore por edhe për nismat ligjvënëse por edhe për kompetencat”, tha Ndoja.