Dorëhiqet “krahu i djathtë” e Ramës, ja kush e zëvendëson

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës.

Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë.

Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.

Surpriza e lëvizjes vjen nga përzgjedhja e pasardhëses së saj, e cila do të jetë sërish një grua.

Burime konfirmojnë se bëhet fjalë për Vilma Premtin, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim.

About Redaksia

Check Also

Rama kap edhe Shoqatën “Tirana” me Hajdarin e tij

Adnand DEDA Sot me derguan te degjoj fjalimin programatik te nje njeriu qe prezantohej si …