Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit!

Nga Dorjan TELITI

Lajm i madh: Nga 1 tetori pensionet indeksohen me plot 2.5%!

Plot 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë.

Mos të ankohemi kot…të paktën koston e një kafeje në shtëpi po e jep qeveria.

Mbaruan zgjedhjet? Epo mbaruan edhe “bonuset magjike”.

Tani pensionistët duhet të kënaqen me gjysma indeksime – sepse sipas qeverisë, jetesa qenka bërë më e mirë e jo më e vështirë.

Faleminderit për kujdesin konstant… çdo 4 vjet!

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …