Noka: Siguria Kombëtare u është besuar karteleve!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në fjalën e tij në Komisioni për Çështjen e Brendshme dhe Mbrojtjes u shpreh se, arsyeja pse komisionit iu ndërrua emri nga “Komisioni për Sigurinë Kombëtare”, është sepse kjo mazhorancë dhe kryeministri Rama ia kanë besuar sigurinë Kombëtare karteleve të drogës.

Noka tha se, edhe pse përballë një qeverie të dalë sipas tij nga një farsë elektorale nga 11 maji, do të vijojnë punën në komisione dhe jetë parlamentare.

“Në një demokraci normale produkti votës së lirë, komisioni, ka një autoritet të fortë kontrolli të politikave në disa ministri dhe ndaj Shërbimit Informativ. Por kur e gjitha vjen si rezultat i një farse ekonomike, edhe fusha e veprimit të komisionit është e cunguar. Shihni që nga emri, ka 35 vite që ky komision quhej Komision i Sigurisë Kombëtare. Me një operacion plastik të narkosit në pushtet u hoq “siguria kombëtare” pasi tashmë i është besuar karteleve.

Do japin llogari Agasi, Troplinët, Suel Çela,

Ne si opozitë jemi të vendosur të vijojmë betejën edhe pse përballë kemi kartelet dhe krimin e organizuar”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …