Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen pas 12 tetorit

Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sot, 1 tetor, për të gjithë qytetarët, përfshirë shqiptarët, që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra në 29 vendet e Zonës Shengen.

Nga data 12 tetor 2025, do të nisë gradualisht funksionimi i Sistemit të ri të hyrje/daljes, një mekanizëm modern i menaxhimit të kufijve që do të regjistrojë automatikisht:

-të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
-datat e mbërritjes dhe të largimit
-të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)

Ky sistem i ri synon të forcojë sigurinë dhe kontrollin e kufijve të BE-së.

Nuk është e nevojshme të bëhet ndonjë veprim paraprak para udhëtimit.

Nuk ka asnjë tarifë shtesë.

Ky ndryshim prek të gjithë udhëtarët nga vendet jo-anëtare të BE-së, të cilët hyjnë në shtetet e Zonës Shengen për vizita afatshkurtra.

Sistemi “Entry/Exit System” (EES) do të zëvendësojë tanimë vulosjen tradicionale të pasaportave me regjistrim digjital të të dhënave biometrike.

Zbatimi i tij parashikohet të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te të gjithë turistët, udhëtarët për qëllime biznesi që nuk janë qytetarë të Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe shtetasit shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore! Vjedhja e qytetarëve rrëzon çdo pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë …