Dosja “5D”/ Mazniku: Me Mollën, Qaton dhe Tushen kam patur kontakte të vazhdueshme

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është thirrur ditën e sotme në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D.

Në dëshminë e tij, Mazniku ka treguar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.

“Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit kontraktor. Titullari i autoritetit kontraktor firmos në fund, ndërsa dokumentet përpiloheshin nga anëtarët. Nestor Muhametllarin s’e njoh.

Redi Mollën, Qaton dhe Tushen i njoh dhe kam patur marrëdhënie shumë të mira pune. Kam patur kontakte të vazhdueshme me ta”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë!

Sot është 1 Maji, dita që shënon në mbarë botën Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, një …