Media të shumta në Europë dhe SHBA po i bëjnë jehonë këtij lajmi.
Por jo vetëm kaq, kjo tallje po përdoret edhe për fushatë të brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom e ka postuar videon në llogarinë e zyrës së tij të shtypit duke shkruar: “Nën drejtimin e Trump, Amerikën po e përqeshin”.
Kjo nuk është hera e parë kur Edi Rama përfshihet në politikën e brendshme të SHBA, duke sulmuar Donald Trump.
Kujtojmë se Newsom është një personazh shumë i rëndësishëm i politikës së majtë në SHBA dhe përflitet shpesh si një kandidat i mundshëm për president.
Madje edhe kjo llogari që ka përdorur për të sulmuar Trump, përmes Edi Ramës, shihet gjerësisht si një portal fushate.
Kurse mediat amerikane kanë kërkuar një reagim nga Shtëpia e Bardhë për këtë çështje.
Revista e njohur amerikane ‘Newsweek’ thekson se ka kërkuar koment, por për shkak të mbylljes së qeverisë, nuk ka pasur një reagim deri më tani.
“Newsweek kontaktoi Shtëpinë e Bardhë me email të enjten pasdite për koment, megjithëse mbyllja e qeverisë ka ndikuar në stafin dhe kohën e reagimit të subjekteve të ndryshme federale,” shkruan media amerikane.