Keqpërdorimi i SPAK si qen sulmi i Ramës/ I ndërsen SPAK-un për t’u hakmarrë zyrtarit socialist

“Kristian mos luaj me dy porta”. Ky ishte paralajmërimi që i bëri Rama në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit Kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës gjatë një takimi elektoral. Deklarata e Ramës u kap nga mediat në atë kohë dhe u kometua se porta tjetër e Kristian ishte Tom Doshi. 4 muaj pas zgjedhjeve Rama i ka ndërsyer SPAK-un kryebashkiakut të tij për të hakmarrë ndaj tij. Kjo është një luftë brenda PS dhe SPAK sërish identifikohet si zagari i Ramës.

Lajmi nga zyrat e SPAK

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur sot kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje në favor të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë nisur që para zgjedhjeve të 11 majit, kur në zyrën e Shkrelit u kryen kontrolle dhe me vendim të GJKKO-së iu sekuestrua telefoni celular. Sipas SPAK, kryebashkiaku dyshohet se është përfshirë në skema të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës, duke mbështetur kandidatë të PSD-së.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se përveç Shkrelit, nën hetim janë edhe tre persona të tjerë të lidhur me të njëjtën aferë. Po ashtu, janë sekuestruar celularët e disa eksponentëve të PSD-së, që dyshohet se kanë bashkëpunuar në veprimtarinë kriminale.
Kryebashkiaku u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht akuza për korrupsion zgjedhor. Rasti i tij ka qenë objekt i kritikave të hapura edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili një javë para votimeve e paralajmëroi publikisht me fjalët: “Kristian, mos luaj me dy porta Kristian.”

About Krye Redaktor

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …