Skandali me ish partneren e Ramës/ Aktivitete ku paraqet Trumpin si Hitleri

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi skandalin ku Delina Fico organizon aktivitete me video ku Trump paraqitet si Hitleri. Berisha tha se, e gjithë familja e Ramës janë farë e Sorosit   !

“Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe kllounadën e Edi Ramës dhe u them se është absolutisht jo akt i pakontrolluar, por akt i qëllimshëm.

Ju duhet ta dini se ish-familjarë kryesorë të Edi Ramës, Delina Fico organizon aktivitete në të cilat shpall video ku presidenti Donald Trump paraqitet si Hitleri në një akt të papërgjegjshëm.

Natyrisht Delina ka problem se ka marrë 10 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë, bashkë me atë Llagamin dhe ndonjë tjetër.

Por krahasimi i presidentit të SHBA, të zgjedhur me votën e lirë të amerikanëve, në video me Adolf Hitlerin është një akt absolutisht i dënueshëm, i papranueshëm.

Ti mund të mos ndash me presidentin Trump mendime, mund të mos jesh dakord me të, por nuk mund ta krahasosh kurrë me të pakrahasueshmin, me diktatorin më gjakatar, më shkatërrimtar të historisë.

Dhe kjo ndodh në familjen e gjerë të Edi Ramës.

Pse ndodh kjo? Sepse të dy janë kukulla të Sorosit, si Rama edhe Delina.

Si Olsi edhe Linda.

Të gjithë janë farë e Sorosit.

Si mundet ta shpjegoni ju?

Të hapet mbledhja me video ku paraqitet presidenti i SHBA si Hitleri.

Pra, desorosifikimi i vendit duhet të jetë një nga projektet më kryesore për opozitën shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi në PACE: Bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar e shndërron Shqipërinë në një problem europian!

Deputetja Albana Vokshi ngriti alarmin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) për situatën …