Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, publikoi një tjetër dokument që vërteton se Irena Gjoka, me pesë mbiemra të ndryshëm, ka firmosur një prokurë për të hequr ekspulsionin e saj nga Greqia.
Berisha tha se, ky dokument tregon se, Gjoka i ka dhënë avokatit të saj, Altin “Troplini” autorizimin për të vepruar mbi këtë çështje, duke mbrojtur kështu një individ që, është një “peng politik” dhe pjesë e një rrjeti që shërben interesave të pushtetit aktual.
Ai tha se, skandal nxjerr në pah mangësitë e drejtimit të SPAK, ku pavarësisht ekzistencës së njerëzve me integritet brenda institucionit, drejtimi i tij pa ligj e moral bën të mundur fshehjen e dokumenteve dhe mbrojtjen e personave të komprometuar.
“Tani kemi një tjetër dokument.
Ka një prokurë të posaçme, ku i jep Andon Konomit, Irena Maneku, firma vetë, Stefan Gjoka, nuk ishin martuar akoma këtu se i kanë mbiemrat e ndryshme.
Kjo të ngatërron me pesë mbiemra.
Pra, i jep prokurorën ku i thotë autorizoj avokatin të merret me cështjen e heqjes së certifikatës ekspulso, praktikë e zakonshme kjo për çdo qytetar që i nënshtrohet ekspulsionit.
Këto akte të Irenës me 5 mbiemra, edhe njëherë them, llumi thuhet po t’i quash këta, po t’i cilësosh të tilla… pra, kjo me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e dekriminalizimit.
Ka fshehur ekspulsionin në dokumentin e vetingut dhe mbrohet nga Altin Troplini, një mercenar, një peng i Edi Ramës, dhe jo vetëm Edi Ramës, të themi.
Ju e shihni se cila është fytyra e vërtetë e kreut të Spakut, ku natyrisht pa diskutim ka njerëz që duan të zbatojnë ligjin, ka njerëz që duan të qëndrojnë me integritet, por duke pasur një drejtues të tillë që nuk ka as ligj as moral, vetëkuptohet se si funksionon institucioni”, tha Berisha.

