Kjo është gjyqtarja që bëhet palë me pushtetin dhe shkel të drejtat e të arrestuarve

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo deklaron se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, është bërë palë me pushtetin duke shkelur të drejtat e të arrestuarve në protestat kundër Ramës.

PD deklaron se avokatët e protestuesve të ndaluar nga Policia gjatë revoltës studentore bëjnë të ditur se Migena Laska ka urdhëruar të mos publikohet, që do të thotë të mos u jepet avokatëve, lista e personave të arrestuar në protestë që paraqiten nesër për masë sigurie në gjykatë.

PD denoncon se Laska ka marrë urdhër politik që të përjashtojë avokatët e zgjedhur nga të ndaluarit dhe t’u emërojë atyre avokatë patronazhistë!

“Avokatët e protestuesve të ndaluar nga Policia gjatë revoltës studentore njoftojnë se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, ka urdhëruar të mos publikohet, që do të thotë të mos u jepet avokatëve, lista e personave të arrestuar në protestë që paraqiten nesër për masë sigurie në gjykatë.

Ky është vendimi më i pashembullt në historinë e drejtësisë.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës për mbrojtje efektive. Me sa duket, ajo ka marrë urdhër politik që të përjashtojë kështu avokatët e zgjedhur nga të ndaluarit dhe t’u emërojë atyre avokatë patronazhistë!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë shkelje të rëndë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit!”- deklaron Garo.

About Redaksia

Check Also

Përplasje e ashpër mes policisë dhe protestuesve tek Parku Rinia, zbythen banditët me uniformë

Një përplasje e ashpër është shënuar këtë të hënë tek zona e Parkut Rinia. Policët …