Republikanë dhe demokratë bëhen bashkë kundër Ramës/ Senatori Peters: Qeveria të ndalë agresionin ndaj protestuesve

Janë raste të rralla ku repubikanë dhe demokratë bëhen bashkë dhe kjo ndodh kur ata kundërshtojnë regjime të caktuara. Kësaj here republikanë dhe demokratë janë bërë bashkë kundër regjimit të Ramës.

Pas tre mesazheve të forta të kongresmenëve republikanë, një tjetër mesazh i fortë kundër regjimit të Ramës ka ardhur nga senatori demokrat, Peters.

Deklarata e Senatorit Gary Peters:

“Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe gjithkush në terren duhet të punojë për të deeskaluar situatën dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Miçigani është shtëpia e një komuniteti të fuqishëm dhe gjallërues shqiptaro-amerikan, dhe e di se këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Miçiganit. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Prandaj do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.”

About Redaksia

Check Also

9 diagramat sekrete të SHISH të gjetura në makinën e Ergys Agasit

Gjatë hetimit të kryer që prej muajit korrik 2026, Prokuroria e Posaçme SPAK ka provuar …