Berisha: Altin mercenari po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi sërish kreun e SPAK, duke u shprehur se, Altin mercenari po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut.
Berisha se, këto dosje përmbajnë fakte të rënda që nëse do të bëheshin publike, do të përjashtonin menjëherë kandidaturat në fjalë nga çdo garë për kryetar të institucionit të akuzës.
“Të falënderoj për pyetjen dhe të garantoj se nuk kam asnjë interes.
Por do të paralajmëroj shqiptarët se ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë.
Dhe këtu do jemi.
Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet…
…Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë.
Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar.
Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është…
…Kush tha? Në fakt e kundërta. Më vjen keq. Në fakt ai në mënyrë të përsëritur, të paktën mund t’i numëroj në komisionin parlamentar, në konferencën për shtyp, në konferencën tjetër për drejtësi, ai e ka kërkuar…
…Unë atë nuk e kursej, se ai ishte xhelat i policisë sekrete hoxhiste, por ai nuk e shndërroi në tabu zgjatjen e mandatit dhe ndryshimin e Kushtetutës për krimet që kanë kryer këta.
Jo, sepse ky pse e do atë? Ky ka fshehur krime. Ky fle mbi krime. Ky fle mbi dosje krime.
Edhe njëherë, ku është Aruba? Pse duhet ta marrësh ti Arubën nga një gazetar italian në një kohë kur dosja është këtu prej vitesh?
Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë.
Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …