Berisha: Kam konfirmim për takimin e Arubës! Dosja është 1 milion faqe dhe ndodhet në SPAK, por nuk hapet!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se, ka konfirmim të plotë për takimin e Arubës. Ai u shpreh se, dosja është 1 milion faqe dhe ndodhet në SPAK, por nuk hapet!
“Unë nuk e kam nga gazetari italian.
E thatë vetë ju, të parët që kanë zbuluar, që kanë bërë publike dosjen e Arubës është gjykata belge.
Në gjykatën belge ka dalë emri i Edi Ramës.
Nuk e di nëse ka dalë si pjesëmarrës në takim, por di 100 përqind të sigurt se një nga pjesëmarrësit ka deklaruar në gjykatë se jemi marrë vesh, kryeministri na ka premtuar se do investojmë paratë tona në Shqipëri.
Dokument për këtë? Edhe po, edhe jo.
Konfirmim të plotë kam nga miq të mi.
Por atë që thua ti, ende nuk e kam.
Konfirmim kam që kjo ka dalë.
Pra, Aruba siç e ka marrë belgu… Aruba është 1 milion faqe këtu.
Po kush e hap Arubën?
Ky i mban aty.
Nuk guxon…
… Ajo dosje do hapet, nuk do mbyllet kurrë sepse është një akt i shëmtuar. Do hapet patjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin e njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba

Gazetari italian Nello Trocchia publikoi librin e tij të ri, Invicibili, (“Të Pathyeshmit”) ku trajton ngritjen e …