Refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën, dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga aktet e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në seancën plenare u shpreh se, refuzimi për interpelancën për Arubën, është një tregues i qartë i frikës që kryeministri Edi Rama ka për aktet e nxjerra prej tij.

Berisha tha se, pas Maduros së Venezuelës, nuk ekziston një kryeministër që të ketë shkuar vetë apo të ketë dërguar si delegatë ministra që janë prezent në sallë në Aruba, për të arritur një marrëveshje me bosët e drogës.

“Po nuk e mohoni dot se është me Luftim Hysin në zyrë dhe e ka pohuar vetë. Nuk mohoni dot çarterin e nisur nga Tirana për t’u takuar me bosët e drogës në Aruba’, u shpreh Berisha.

Të nderuar qytetarë, refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga aktet e tij, të cilat janë unike.

Pas Maduros së Venezuelës, nuk ekziston një kryeministër që të ketë shkuar vetë apo të ketë dërguar si dërgatë ministra që janë këtu në sallë, në Aruba për të arritur një marrëveshje me bosët e drogës.

Është recidivist Edi Rama, a nuk priti Luftim Hysën e Sinaloas në zyrë?

E ka pohuar vetë këtë. E ka pohuar se i ka dhënë licencën e kazinosë.

Këto janë dëshmitë më flagrante të narkoshtetit.

Dëshmitë ku shkrihet në një qeveria me klanet e drogës dhe faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë.

Pse keni frikë nga transparenca?

Nëse këto veprime nuk kanë ndodhur, dilni dhe mohojeni këtu.

Po nuk e mohoni dot se është me Luftim Hysin në zyrë dhe e ka pohuar vetë.

Nuk mohoni dot çarterin e nisur nga Tirana për t’u takuar me bosët e drogës në Aruba”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …