Berisha: Në takimin e Arubas ka qenë Engjëll Agaçi dhe një ministër i Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka nxjerrë të tjera detaje, lidhur me takimin famëkeq në ishullin Aruba dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë me kartelet e drogës.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, në deklaratën për mediat nga PD, Berisha tha se në takimin e Arubas ka qenë Engjëll Agaçi dhe një ministër i Ramës, duke mos dhënë më shumë emra pjesëmarrës në takim.

Ai tha se, Aruba nuk mbyllet më sepse është në dosjen Belge, është dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë vendin e takimit.

Pyetje: Një pyetje për Arubën. A e lidh gjë Sali Berishën me Artur Shehun?

Sali Berisha: Artur Shehu, kurrë sme lidh asnjë gjë në mënyrë absolute.

Pyetje: Keni hipur ju në makinën e tij, siç tha Taulant Balla?

Sali Berisha: Artur Shehu është një vlonjat, i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Engjël Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë gjeneral Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet e sipërfaqeve të drogës. Ky është i gjithë problemi.

Unë nuk e mbaj mend a e kam takuar në jetën time apo jo, as nuk mohoj as se pohoj. Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër. Nuk dua të them emra.

Aruba nuk mbyllet më se, është në dosjen Belge, është dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë vendin e takimit.

Ai ishte Rama apo jo nuk e di, por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian, bazuar në interceptimet e antimafias Italiane. Altin Dumani mban dosje të fshehtë sepse, duhet ta marrin shqiptarët vesh nga Belgët, Italianët dhe Dumani që donte të zgjaste mandatin, dobjonte i mban të fshehta.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit për pasurinë! Sot është duke ndërtuar 3 vila!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …