Nga Eliona Kodra SHKRELI
Kjo është pamja që të ofron Thethi Benetian, ndërkohë që dhjetra e qindra turistë vazhdojnë ta vizitojnë atë çdo ditë!
Bashkia Benetiane vazhdon shoë-n fasadë të reklamimit të fotove e pamjeve me dron, një propagandë jashtë realitetit me të cilën përballen banorët dhe turistët në Parkun Kombëtar të Thethit!
Pasi shkatërruar me fadroma e tritol shtëpi e shkëmbinj, tashmë Benetiani i Parë i Ramës, e lë Thethin dhe turizmin atje në mëshirë të fatit e në dorën e banorëve, pavarësisht se këta të fundit janë taksapagues të shërbimeve që Bashkia Rilindase nuk ofron!
Pamje të turpshme të një realiteti ku paratë e taksapaguesve shkodranë shkojnë në fryrje administrate e paga patronazhistësh dhe tendera korruptivë të cilët janë mjeshtria e Becit rilindas, i cili po hetohet nga SPAK pikërisht për vjedhjen e parave të shqiptarëve përmes tenderave të korrupsionit!