Minatorët e Spaçit: Policia ushtroi dhunë! Na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona!

Protesta e punëtorëve të minierës së bakrit në Spaç ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi minatorët akuzojnë policinë për dhunë fizike dhe ndalime të paligjshme gjatë përplasjes së djeshme me forcat e rendit.

Të hënën, minatorët kishin bllokuar hyrjen e kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, duke bojkotuar punën për të pestën ditë radhazi në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe mosnjohjes së sindikatës së tyre të re.

Sot, përmes deklaratave disa prej tyre treguan detaje tronditëse për dhunën e ushtruar gjatë ndërhyrjes policore.

Njëri prej punëtorëve të plagosur dëshmon:

“Na kanë torturuar pafund, në çdo mënyrë. Na kanë futur policinë, na kanë çuar në gjykatë dhe na kanë thënë se jemi në ndjekje penale. Na kanë mbajtur brenda për 7 orë, deri në orën 22:00 të darkës. Na morën djemtë me dhunë dhe na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona.”

Një tjetër minator tregon se ka pësuar dëmtime fizike nga përplasjet:

“Më kanë përplasur për tokë dhe më ka dalë kocka vendit. Policia më rrëzoi, rashë pa ndjenja. Jam dëmtuar nga njëra anë, mezi jam çuar. Familja është alarmuar, sepse kam qenë keq pas goditjeve”.

About Redaksia

Check Also

Dumani konfirmon blerjen e votave/ Nuk kam çfarë të bëj, nuk jemi polici

Dumani ka kongirmuar sot blerjen e votave në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë seancës dëgjimore …