“Lironi fëmijët tanë!”/ Protestueset përplasen me policinë para Kryeministrisë: Do të shkoni në Strasburg!

Tensione dhe debate verbale janë shënuar para Kryeministrisë, ku dy protestuese kanë kundërshtuar veprimet e policisë dhe arrestimet e të rinjve gjatë protestës në Tiranë. Pas shpërndarjes së protestuesve nga rruga, forcat e FNSH-së hapën kalimin përpara godinës së Kryeministrisë. Në këtë zonë u afruan edhe disa qytetarë, të cilët iu bashkuan debatit me efektivët.

Njëra prej protestueseve shprehu indinjatën për arrestimet, duke deklaruar se ka frikë t’i dërgojë fëmijët në shkollë, nga frika se mund të shoqërohen nga policia gjatë protestave.

“Lironi fëmijët tanë! Po i mbaj fëmijët në shtëpi, nuk i çoj në shkollë. Turp t’ju vijë!”, u shpreh ajo e revoltuar.

Ndërsa avokatja Entela Koja paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj efektivëve, duke deklaruar se çështja do të dërgohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Do të shkoni në Strasburg. Do të dënoheni për pengmarrjen e rinisë shqiptare”, iu drejtua ajo policëve.

About Redaksia

Check Also

Rama terror me banditët e policisë në qendër e lagjet e Tiranës! Protestuesit nuk tërhiqen

Terror policor në rrugët e Tiranës. Pasi i larguan nga bulevardi forca të shumta policie …