Eshtë turni i dytë/ “Bakja” i shkruan Kushtetueses nga Klinika

Sot janë paraqitur dokumentat ku del se Presidenti punon turni i dytë në një klinikë private mjekësore, ndërsa turni i parë është me kohë të pjesëshme në Presidencë. Sot Begaj i ka dërguar një urdhër Kushtetueses nga Klinika ku gjendet në turnin e dytë. Bakja e urdhëron Kushtutuesen të zhbllokojë menjëherë zgjedhjet në Tiranë.

Begaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e moskompetencës së saj për shqyrtimin e dekretit presidencial nr. 350, datë 1 tetor 2025, si dhe heqjen e pezullimit të këtij dekreti që ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë.

Në dokumentin zyrtar, Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese që në seancën e parashikuar për datën 31 tetor 2025 të marrë këto vendime:

  1. Të shpallë moskompetencën për shqyrtimin e dekretit nr. 350, datë 1.10.2025;
  2. Të vendosë heqjen e pezullimit të dekretit në fillim të seancës;
  3. Të rrëzojë kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;
  4. Të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve në një datë të re, jo më të hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas argumentimit të Presidentit, ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese ka cenuar kushtetutshmërinë e procesit ankimor dhe ka bllokuar në mënyrë arbitrare zhvillimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Ai thekson se vetëm një procedim i tillë mund të rikthejë legjitimitetin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë çështjen në seancën e 31 tetorit, ku do të vendosë për fatin e dekretit presidencial dhe vijimin e procesit zgjedhor për Bashkinë Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Investigimi ndërkombëtar për trafikun e kokainës/ Në Shqipëri autoritetet nuk na u përgjigjen

“REL” Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e …