Socialisti djeg teserën e PS në protestën e studentëve: Nuk e dua më këtë parti!

Një qytetar, i cili deklaron se është anëtar i Partisë Socialiste, ka djegur teserën e anëtarësisë gjatë protestës së studentëve, duke shprehur zhgënjimin e tij ndaj forcës politike ku ka qenë pjesë prej vitesh.

Gjatë protestës, qytetari deklaroi se ishte rritur politikisht me Edi Ramën dhe se më herët kishte qenë mbështetës i Fatos Nanos. Megjithatë, ai tha se nuk dëshiron të jetë më pjesë e PS-së.

“Jam anëtar i PS, jam rritur me Edi Ramën. Kam qenë me Fatos Nanon, e djeg dhe nuk e dua më PS. Nuk më ka bërë asnjë të drejtë PS”, tha qytetari.

About Redaksia

Check Also

Berisha: I bëj thirrje narko-policisë që ka thyer kocka të rinjsh se rreptësia e ligjit do bjerë mbi ta

Kryetari i PD, Sali Berisha duke komentuar dhunën e policisë ndaj protestuesve tha se, ‘I …