Ky bandit që godet studentët kamuflohej në mesin e policëve…

Analisti Lutfi Dervishi ka bërë thirrje që një person i kamufluar në mesin e punonjësve të policisë, i cili dhunonte studentët në protestën e djeshme përpara Ministrisë së Arsimit, duhet të vihet përpara drejtësisë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dervishi shkruan se ky bandit, i cili kamuflohet në mesin e protestuesve, shfaqet në disa video, në prani të punonjësve të policisë, duke goditur njerëz që nuk duken se po kryejnë akte dhune.

‘Ky është testi i parë për Policinë e Shtetit: të dëshmojë me vepra, jo me deklarata, se distancohet nga dhuna e ushtruar gjatë protestës’, ishte thirrja e gazetarit intsitucionin policor.

‘Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, me uniformë, pa uniformë apo të kamufluar si protestues!’, përmbyll reagimin e tij, Lutfi Dervishi.

Reagimi

Ky person duhet të identifikohet dhe të vihet përpara drejtësisë!

I kamufluar si protestues, ky bandit shfaqet në disa video, në prani të punonjësve të policisë, duke goditur njerëz që nuk duken se po kryejnë akte dhune.

Ky person duhet të identifikohet dhe të përballet me ligjin.

Ky është testi i parë për Policinë e Shtetit: të dëshmojë me vepra, jo me deklarata, se distancohet nga dhuna e ushtruar gjatë protestës.

Policia nuk mund të kërkojë respektimin e ligjit nga protestuesit, ndërkohë që toleron shkeljen e tij në sy të punonjësve të saj.

Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, me uniformë, pa uniformë apo të kamufluar si protestues!

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: I bëj thirrje narko-policisë që ka thyer kocka të rinjsh se rreptësia e ligjit do bjerë mbi ta

Kryetari i PD, Sali Berisha duke komentuar dhunën e policisë ndaj protestuesve tha se, ‘I …