“Ansa”: Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në përplasje të dhunshme!

Një protestë e studentëve dhe qytetarëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shndërrua shpejt në një përballje të dhunshme me policinë.

Thirrjet e disa qindra protestuesve kundër qeverisë u pasuan nga hedhja e fishekzjarrëve, bojës, vezëve dhe pllakave të shkëputura nga trotuaret.

Xhamat e dritareve të ministrisë u thyen.Një protestë e studentëve dhe qytetarëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shndërrua shpejt në një përballje të dhunshme me policinë.

Thirrjet e disa qindra protestuesve kundër qeverisë u pasuan nga hedhja e fishekzjarrëve, bojës, vezëve dhe pllakave të shkëputura nga trotuaret.

Xhamat e dritareve të ministrisë u thyen.

U shkatërrua gjithashtu rrethimi metalik i godinës, ndërsa grupe protestuesish të maskuar hynë në oborrin e saj. Në këtë moment ndërhyri policia, duke përdorur autobotë me ujë për të zmbrapsur turmën. Protestuesit u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë, edhe në drejtim të efektivëve.

Në një deklaratë të publikuar para protestës, qeveria akuzohej se e kishte shndërruar “republikën parlamentare në një tirani që prodhon vetëm pakënaqësi dhe institucione të kalbura”.

About Redaksia

Check Also

Si dështoi skema e Agasit me shefen e SHISH dhe pronaren e një televizioni për të takuar Ambasadorin amerikan

Dy muaj përpara arrestimit, Ergys Agasi po organizonte një takim mes ambasadorit të ardhshëm amerikan, …