Numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç! Noka lexon mesazhin që Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviçit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka duke folur në parlament në debatin për Kosovën dhe qëndrimet e politikës shqiptare ka komentuar sjelljen kreut te rilindjes.

Ai ka lexuar në seancë mesazhin që Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviçit ku i thotë se,  numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç.

“Tani unë nuk do përsëris ato që tha Eraldi për Ballkanin e Hapur që i futi thikën pas shpine Kosovës.

Bie dakord me Vasilin, po ti Vasil në atë kohë ke qenë më PD, jo më PS, kur i ke bërë këto veprime pro-Kosovës.

Tani dua t’u lexoj vetëm një SMS që i ka shkuar Sinisha Mihajloviç kur ai lëngonte i sëmurë.

“I dashur zotëri, unë jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkoviçit. Numrin tënd e mora nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuçiç. Folëm për ty mbrëmë këtu në Novi Sad. Prej kohësh kam pasur të shpreh admirimin për forcën dhe guximin me të cilat po përballësh me armikun tënd të rrezikshëm për jetën tënde. Por gjithashtu dua të them, pasi keni mundur shumë portierë me goditjet tua dhe me penallti, jam i bindur se do arrini të mundni edhe hijen që është vendosur mes teje dhe portës së ardhshme të jetës”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

“Jo më beton, korrupsion dhe patronazhista”! Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve …