Mesazhi për Dumanin/ Berisha: Altin “Troplinit”, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese, skllavit të pasurive të tij të paligjshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publike mesazhin që i ka lënë kreut të SPAK, Altin Dumani. Berisha tha se, në mesazhin drejtuar Dumanit, i ka kujtuar këtij të fundit, rolin e avokatit që luan ndaj çështjes McGonigal, sikurse dhe krimeve kushtetuese që ai kryen, si një arkim i përbetuar i pluralizmit në Shqipëri.

“Altin Troplinit, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve dhe të tjerë’, thuhet në mesazhin e Berishës për drejtuesin e  SPAK, Altin Dumani.

A mund të lexoj pak mesazhin që i lashë Altin Troplinit.

Altin Troplinit, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve dhe të tjerë. Ky është mesazhi!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“La Repubblica”: Qendra për emigrantët në Shqipëri, mbi një milion euro për person për kampe bosh

Gazeta italiane La Repubblica ka shkruar së fundmi për qendrën e emigrantëve në Shqipëri, duke e …