Mandati i Sonila Bejtjas/ Berisha: Gjykata Kushtetuese shkeli jo vetëm Kushtetutën, por edhe ligjin e saj!

Kreu i PD, Sali Berisha tha se, veprimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e Sonila Bejtjas janë plotësisht antikushtetuese. Berisha theksoi se, Gjykata ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe ligjin e saj, duke krijuar një konflikt të hapur interesi dhe duke anashkaluar procedurat ligjore.
Sipas Berishës, mandati i Bejtjas, i nisur në vitin 2020, është i parashikuar të zgjasë 8 vjet dhe vendimet e Gjykatës për rotacionin dhe ndërhyrjet e tjera janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.
“Tani, ai ishte një akt antikushtetues.
Absolutisht antikushtetues.
Citova Kushtetutën, citova ligjin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin e shkeli në mënyrë flagrante vetë Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndodh kurrë që hajde të mblidhemi të gjykojmë se si na takon ne. Po ky është konflikti më flagrant i interesit.
Nuk ndodh kund kjo përveçse në Shqipëri ku ndodh çdo gjë. Ku nuk ka sistem.
Që në këtë moment, që ata bënë gjyqin se cilin të përzëmë, ky ishte turpi i tyre.
Se ata, akti i parë, duhej t’i thonin Bajram Begajt, se ne jemi në konflikt interesi, ne nuk mund ta gjykojmë këtë problem.
E dyta, Sonila Bejtja kishte marrë mandatin në vitin 2020 dhe Kushtetuta dhe ligji i parashikojnë asaj mandatin 8-vjeçar.
Së treti, nuk është kurrë presidenti që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me shkresë ‘më zgjidh këtë problem’.
Tani, unë e kuptoj, nëse presidenti donte ta zgjidhte, i thoshte parlamentit: parlament, keni bërë një ligj, ligjin e Gjykatës Kushtetuese, ku keni shkruar se forma e rotacionit aplikohet gjer në vitin 2022. Prandaj hiqeni këtë afat, në mënyrë që të vazhdojë forma e rotacionit gjer në vitin 2032.
Pra, gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Terrori policor, studentët shfaqen të gjakosur brenda furgonit të policisë

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa studentë shfaqen …