Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa studentë shfaqen të gjakosur brenda një furgoni të policisë.
Pamjet vijnë pas përplasjeve fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.
Protesta është shoqëruar me tensione, përdorim të gazit lotsjellës dhe ndërhyrje të forcave të rendit për shpërndarjen e turmës.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa protestues. Situata është përshkallëzuar gjatë përplasjeve në zonën pranë ministrisë.
Gazeta RD