Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës së studentëve të zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje forcave të policisë të ndalin dhunën ndaj të rinjve.
Sipas tij, të rinjtë që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt dhe përgjigje ndaj kërkesave të tyre, jo represion dhe frikësim.
“Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet”, shkruan Bardhi.
Sipas tij, çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë, ndërsa paralajmëron se përdorimi i forcës ndaj të rinjve dëmton legjitimitetin e pushtetit.
Gazeta RD