Burimi i informacionit/ Si doli lajmi për arratisjen e Tom Doshit?

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentarë të PD, tha se, Skapi i partisë do quhet qendra kombëtare e shpifjeve! Berisha tha më tej se, lëshuan dje lajmet për urdhrin e arrestit të Tom Doshit dhe arratisjen e tij.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve që dalin nga SPAK, të cilat sipas tij janë të lidhura ngushtë me këtë “qendër shpifjesh”.

“Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që dje është njohur si Skapi i partisë, do quhet tani e tutje qendra kombëtare e shpifjes dhe dezinformimit.

Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën në Tiranë se ka prerë mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmet, po nga këto burime aty afër, vinin se Toma është arratisur.

Tani imagjinoni se si  bëjnë hetimet këta.

Imagjinoni ju teknikat e hetimit.

Ndaj dhe i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjoni fjalën SPAK, të kujtojnë të lidhur me të qendra kombëtare e shpifjeve dhe mashtrimeve.

Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër e tmerrshme që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kushtetuesja la në fuqi vendimin e pezullimit! Ne jemi të përkushtuar në kryengritjen paqësore të shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e …