Berisha: Dumani është armik i egër i pluralizmit! Edhe Lubinë do e bënte kurban për të shuar zhurmën e raportit të OSBE/ODIHR

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Dumani është armik i egër i pluralizmit! Edhe Lubinë do e bënte kurban për të shuar zhurmën e raportit të OSBE/ODIHR.
Berisha, në konferencën për shtyp, e akuzoi Dumanin se ka mbrojtur hapur pushtetin e Edi Ramës, duke injoruar raportet ndërkombëtare për shkelje serioze të standardeve zgjedhore në vend.
“E kam thënë dhe e them është një armik i egër i pluralizmit në Shqipëri sepse u shndërrua në amnistues të krimit të njohur ndërkombëtarisht elektoral.
Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore.
Po ti kur lexon se komuniteti ndërkombëtar thotë se rrjeti i patronazhistëve është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, kurse ky thotë jo, nuk është një krim, citon Edi Ramën, jo ligjin ndërkombëtar.
Nuk po them shkeljet seriale të kodit zgjedhor të Shqipërisë, por të parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit, të gjitha të vërtetuara nga OSBE/ODIHR.
Po ky nuk ka… për të parime janë vetëm statuti i PS dhe lufta e egër ndaj opozitës dhe pluralizmit.
Sigurisht që për këto ne do qëndronim sepse ky qëndrim i tij dhe prokurorisë së tij u bë licencë për narkodiktatorin Edi Rama dhe regjimin e tij, për të shkatërruar në mënyrë përfundimtare procesin zgjedhor.
A e keni dëgjuar të shqipërojnë një fjalë të vetme për zgjedhjet?
Askush.
Përkundrazi, gosipi i qytetit thotë se edhe Lubinë po e bënte kurban pikërisht për të shuar zhurmën e raportit.
Nuk mund të them se ato që thotë gosipi, janë të gosipit. Por në media lejohet se i ndjekin vetë këto”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person nën hetim për tentativën e hakërimit …