Një punonjës i UKK në bashkinë Kamëz, ka denoncuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz, Shpëtim Leskajn, i cili po ndërton një biznes pa leje në zonën e mbrojtun të QafëMollës dhe prej më shumë se një viti po kërcënon punonjësit se do ti shkarkojë nga puna nëse nuk punojnë edhe tek biznesi i tij.
Qytetari shprehet se drejtori i preferuar i Rakip Sulit dhe Elisa Spiropalit nuk i paguan por u ofron orë shtesë, tip “shpërbilimi”. Denoncuesi thekson se biznesi po ndërtohet me mjetet (fadrromat) dhe materialet e ndërmarrjes (tuba).
Denoncimi i qytetarit
Mirmbrama Doktor.
Un qe po u shkruj jam ni punonjs i UKK Bashkia Kamez.
Du tbaj ni denoncim per drejtorin e Ujsjell Kanalizimeve Kamez Shpetim Leskaj, drejtorit te preferum tkryetarit Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali.
I cili me mbeshtetjen e ktyne tdyve personave po nderton ni super biznes pa leje ne zonen e mbrojtun te Qafmolls. Dhe prej me shum se ni viti po na shfrytzojn duke na cue tpunojm tek biznesi i tij me kercenim per heqje nga puna. Nuk na pagujn por na ofrojne ca ore shtese tip “shperbilimi”.
Biznesi po ndertohet me mjetet(fadrromat) dhe materialet e ndermarrjes(tuba)
Me ni koh qe Tirana metet pa uj bahet furnizimi me uj ne biznesin e drejtorit UKK Kamez.
Per kta po ju vejme ne dispozicion ene materialet filmike.
Kena besim tplot qe ju jeni i vetmi person qe do i shkoni deri nfun ksaj ceshtje.
Ju lutem na leni anonim sepse nuk dum te na hekin prej pune.
Faleminers
Gazeta RD